Eni Koçi në krahët e një mashkulli tjetër, reagon Genc Prelvukaj

Mediale Vip

Eni Koçi në krahët e një mashkulli tjetër, reagon Genc Prelvukaj

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:10
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj tash e një kohë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke dalë hapur në publik.

Ata njihet si një nga çiftet më të dashura nga publiku, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të tyre të vazhdueshme së bashku nëpër rrjetet sociale, duke dëshmuar se po kalojnë një romancë të bukur.

Së fundmi këngëtarja Eni Koçi ka befasuar, duke publikuar një fotografi në krahët e një mashkulli tjetër, por që me gjasë është pjesë e ndonjë videoklipi muzikor.

E sikur për të shprehur xhelozinë, publikisht ka reaguar i dashuri i saj Genc Prelvukaj, i cili ka dërguar një koment asaj me disa “emoji”, duke shprehur habinë për këtë gjest.

Teksa Eni ia ka kthyer komentin duke i thënë “Love”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor me titull “Sekreti”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat