‘Më kanë habitur, as nuk më kanë telefonuar’, Agron Llakaj reagon për largimin e Romeos dhe Donaldit nga ‘Al Pazari’

Mediale Vip

‘Më kanë habitur, as nuk më kanë telefonuar’, Agron Llakaj reagon për largimin e Romeos dhe Donaldit nga ‘Al Pazari’

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 06:08
Agron Llakaj

Dy aktorët Romeo dhe Donald Veshaj, para pak ditësh lajmëruan në emisionin "E diell" se nuk do të jenë më pjesë e ‘Al Pazarit’. Pas largimit të tyre, për herë të parë ka folur sot dhe Agron Llakaj.

Gjatë emisionit të pasdites në ‘Vizion Plus’ , aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Po ashtu ai shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar. “Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

Këto fjalë që Agroni i tha publikisht, u shpreh se mund t’ua kishte thënë dhe vëllezërve, mirëpo këto të fundit nuk e kanë telefonuar që prej një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat