Spekulohet për lidhje të re të Irina Shayk

Mediale Vip

Spekulohet për lidhje të re të Irina Shayk

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 06:52
Irina Shayk

Pas ndarjes me aktorin Bradley Cooper, Irina Shayk i është përkushtuar vajzës së saj dyvjeçare.

Gjithashtu, ajo është duke dalë shpesh kohët e fundit, kështu që tani është parë në shoqërinë e një mashkulli që fillimisht nuk ishte identifikuar.

Derisa shëtiste në Manhattan, ajo është fotografuar me veshje sportive e shoqëruar nga një mashkull – transmeton KP. Daily Mail ka raportuar se bëhet fjalë për fotografin Rowan Papier.

Është e pamundur të mos e vësh re buzëqeshjen e saj që nuk e largon nga fytyra, kështu që duke gjykuar nga të gjitha, ajo vërtet shijon shoqërinë e re.

Tre muaj më parë modelja i dha fund lidhjes katërvjeçare me aktorin Cooper, pas spekulimeve për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Lady Gaga, por asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi zyrtarisht lidhjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat