Si mundi Kourtney të niset në një udhëtim me ish-partnerin dhe të dashurën e tij aktuale? Miliarderja sqaron gjithçka

Mediale Vip

Si mundi Kourtney të niset në një udhëtim me ish-partnerin dhe të dashurën e tij aktuale? Miliarderja sqaron gjithçka

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:22
Kourtney Kardashian dhe Sofia Richie

Marrëdhënia e Kourtney Kardashian me të dashurën aktuale të ish-partnerit të saj, Sofia Richie i ka befasuar jo pak fansat e klanit ‘Kardashian-Jenner’. Një prej rasteve më të çuditshme ka qenë momenti kur Kourtney u nis për në udhëtim në Finlandë së bashku me fëmijët, Soctt dhe modelen 21-vjeçare.

Fotot e atij udhëtimi qarkulluan kudo në rrjet, duke shkaktuar komente të ndryshme tek fansat. Së fundmi Kardashian ka zbuluar se duke u përpjekur që Scott të jetë pranë fëmijëve të tij, sa herë të jetë e nevojshme, e ka parë të arsyeshme ta pyesë ish-bashkëshortin e saj nëse ai e dëshiron Richie-n me vete.

Pra ka qenë një zgjedhje e të dyve që në udhëtim mos të mungonte dhe Sofia, duke treguar kështu për të gjithë se çdo problem i tyre ka mbetur në të shkuarën dhe se tashmë gëzojnë një marrëdhënie mjaft miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat