Pjesë e filmit horror, Bleonën nuk e keni parë kështu

Mediale Vip

Pjesë e filmit horror, Bleonën nuk e keni parë kështu

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:17
Bleona Qereti

Tashmë nuk është më i panjohur suksesi i saj në industrinë e filmave amerikanë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti, e cila është angazhuar prej kohësh me role të ndryshme në filma.

I vetmi projekt ku nuk e kemi parë Bleonën është filmi i zhanrit horror. Por me anë të një njoftimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka zbuluar se së fundmi ka xhiruar edhe një film të tillë.

Madje ajo shprehet se filmat horrorë i ka patur gjithmonë frikë. “Kur xhirova këtë film shpresova që do të mund të kaloja frikën prej filmave horrorë. Jo!Ende frikësohem, edhe pse tani e kam të qartë mënyrën se si bëhen ata”, shkruan ajo në videon ku shfaqen pjesë nga filmi.

Bleonën nuk e kemi parë kurrë kështu, por edhe pse e transformuar ajo mbetet sërish një nga femrat më të bukura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat