Arta Nitaj vë në pah linjat trupore në veshje sportive

Mediale Vip

Arta Nitaj vë në pah linjat trupore në veshje sportive

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:25
Arta Nitaj

Bukuroshja Arta Nitaj, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo bëri bujë në media muajt e fundit, që pas aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, Arta po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen edhe me fotografitë provokuese që publikon herë pas here në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja nga Peja hodhi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi të re, ku shfaqej mjaft atraktive në veshje sportive.

E veshur me tuta dhe një triko në pjesën e sipërme, Nitaj u kujdes që të vë mjaft mirë në pah linjat e theksuara të trupit.

Ajo ka treguar se është një ndjekëse e rregullt e palestrës, me çka arrin që ta mbajë mjaft mirë në formë trupin e saj.

Karriera e Nitajt nisi si modele në disa klipe këngëtarësh, më pas si aktore në “O Sa Mirë” dhe po vazhdon tani si politikane në PDK.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arta Nitaj (@artaanitaj) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat