James Franco akuzohet për keqtrajtim seksual nga dy ish-studentet e tij

Mediale Vip

James Franco akuzohet për keqtrajtim seksual nga dy ish-studentet e tij

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:53
James Franco

James Franco, po vazhdon të akuzohet për ngacmim seksual.

Këtë herë aktori u njohur është akuzuar nga dy ish-studente për keqtrajtim seksual.

Franco po akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën e tij për marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me disa prej studenteve, ndërsa nëse e refuzonin u jepte nota të ulëta dhe ua shkurtonte shfaqjen në filma e tij thuhet në akuzë.

Në padinë e ngritur në gjykatën e Los Angelesit bëhet e ditur se keqtrajtimet kanë ndodhur në Studio 4 e cila është në pronësi të aktorit që u hap në vitin 2014 dhe u mbyll në vitin 2017.

Në akuzë thuhet poashtu se studentet janë detyruar të marrin pjesë në skena eksplicite seksuale.

Kohë më parë edhe aktorja Violet Paley e ka akuzuar kolegun e saj, James Franco, se e ka detyruar të bëjë seks oral në automjetin e tij, si dhe se është përpjekur ta joshë shoqen e saj 17 vjeçare.

Ndërsa, aktori ende nuk i ka komentuar këto akuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat