Albumi i Beatles më i shituri edhe pas 50 viteve

Mediale Vip

Albumi i Beatles më i shituri edhe pas 50 viteve

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:11
Grupi Beatles

‘Abbey Road’ më i shituri në Britani.

Albumi i grupit legjendar ‘The Beatles’, ‘Abbey Road’ kryeson listat e albumeve më të shitura në Britani edhe pse është lansuar gjysmë shekulli më parë.

Këngëtari Paul McCartney në një postim të bërë në Twitter tha se “Është vështirë e besueshme se pas gjithë këtyre viteve ky album është ende në krye”, dhe vazhdon me një postim “por është një album vërtet ‘cool’”.

Disa nga veprat më të spikatura nga albumi padyshim janë ‘Come Together’, ‘Something’ dhe ‘Here comes the sun’.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat