Angelina Jolie shpalos ndjenjat nga ndarja me Brad Pitt

Mediale Vip

Angelina Jolie shpalos ndjenjat nga ndarja me Brad Pitt

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:24
Angleina Jolie dhe Brad Pitt

Ylli i kinematografisë botërore flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti.

Angleina Jolie ka shpalosur ndjenjat të cilat përjetoi nga ndarja e dhimbshme me ish-bashkëshortin Brad Pitt, shkruan Bazaar.

Ajo është shprehur se kur  ishte fundi kuptoi se kishte humbur veten.
Pasi e pyetën nëse beson në fat, Angelina u shpreh se nuk e di se cili do të jetë fati i saj por e sigurt është që ndodhet në një periudhë tranzicioni në jetën e saj.

“Jam në një periudhë tranzicioni, si një kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse unë e kisha humbur pak veten. Mendoj se kjo ndodhi kur marrëdhënies sime me Brad po i vinte fundi. Ndodhi në fillim të ndarjes sonë”

“Ishte një moment i ndërlikuar kur nuk e njoha më veten, isha bërë më e vogël, gati e parëndësishme, gati e padukshme. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova. Nga ana tjetër, ishte interesante të rikthehesha me këtë përulësi dhe madje edhe me këtë parëndësi që po ndjeja. Ndoshta kjo është ajo që qenia njerëzore është në fund . Mbi të gjitha pata dhe disa probleme shëndetësore. Të gjitha këto të bëjnë sa me fat je që je gjallë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat