Artisti i njohur pëson aksident me motor

Mediale Vip

Artisti i njohur pëson aksident me motor

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 06:56
Zac Hanson

Zac Hanson ka folur për gjendjen e tij pasi është lënduar në një aksident me motor gjatë kësaj jave.

Këngëtari 33 vjeçar, më i riu nga vëllezërit Hanson, ishte duke planifikuar një udhëtim me motorin e tij kur përplasja ndodhi në Oklahoma.

“Të mërkurën isha i përfshirë në një aksident me motorin tim ndërsa po përgatitesha për një udhëtim. Megjithëse përfundova me tre brinjë të thyera, asgjë nuk është serioze. Do të shërohem me pak pushim dhe kohë”, shkroi Zac në rrjete sociale.

Image

Ai shtoi: “Fatmirësisht, me veshje mbrojtëse të një cilësie të mirë, unë kam qenë në gjendje të shpëtoj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat