Qejf para ‘Këngës Magjike’: Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë

Mediale Vip

Qejf para ‘Këngës Magjike’: Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:28
Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë

Në 22 shtator startoi edicioni i 21-të i “Kënga Magjike”, i cili këtë vit u rikthye me ndryshime të shumta.

Përpara prezantimit të këngëve pjesëmarrëse, Ardit Gjebrea, mblodhi jurinë për të vendour disa rregulla të reja.

Pas shumë diskutimesh u vendos që juria këtë vit të kishte më shumë peshë, përveçse do të zgjedhë artistin e ri më të mirë do të ketë edhe një pjesë në votimin për këngëtarin fitues të “Kënga Magjike”.

Image

Duke qenë se gjatë kësaj kohe puna ka qenë e lodhshme, Arditi së bashku ne jurinë kanë vendosur që të relaksohen pak orë para nisjes së javës së tretë të spektaklit.

Gjebrea me gjithë pjesëtarët e jurisë (Jonida Maliqi, Armend Rexhepagiqi, Enkel Demi, Arben Skënderi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone) kanë kaluar një mbrëmje të këndshme së bashku në një restorant në kryeqytet.

Image

Ata kanë publikuar video të ndryshme në rrjete sociale dhe duket se të gjithë e kanë shijuar shumë këtë dalje publike nën ritmet e muzikës qytetare shqiptare.

Arditin e ka shoqëruar edhe bashkëshortja e tij Anila, që i gjendet gjithmonë pranë partnerit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat