Cili artist nuk e ka merituar fitoren në “Këngën Magjike”? Ja emri që përmend Rozana Radi

Mediale Vip

Cili artist nuk e ka merituar fitoren në “Këngën Magjike”? Ja emri që përmend Rozana Radi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:31
Rozana Radi

Rozana Radi është një prej artisteve që guxon të flasë hapur dhe të thojë mendimin e saj. Ajo ishte e ftuara speciale e emisionit “Glamour Zone” në RTV Ora ku nuk munguan pyetjet me spec.

Rozana duhet të tregonte emrin e këngës që nuk e ka merituar cmimin në festivalin e “Këngës Magjike” ndër vite. Këngëtarja nuk hezitoi të thoshte se në vitin 2013, Aleksandër Gjoka meritonte fitoren me projektin “Kuturu”.

Atë vit, fituese u shpall Besa Kokëdhima me projektin “Tatuazh në zemër”.

Ester Bylyku: Nga gjitha këngët fituese, cila nuk e ka merituar çmimin?

Rozana Radi: Mendoj që kur Aleksandër Gjoka mori cmimin e dytë me këngën “Kuturu”. Unë do të isha që Aleksandër Gjoka të merrte çmimin e parë sepse kishte një këngë të mirë. Aty kuptuam ne se cfarë bëjnë këngëtarët me njëri-tjetrin.

Aty startoi kjo se si votojnë këngëtarët mes njëri-tjetrit dhe ndodhi ajo që ndodhi, Aleksandër Gjoka doli në vend të dytë.

Sa i përket këtij viti, Rozana tregoi se nuk do të marrë pjesë, por do jetë si tekstshkruese e shumë projekteve. Fokusin më të madh do ia japë të rinjve, të cilët dëshiron ti mbështesë në rrugëtimin e tyre.

Rozana Radi: Kam vendosur të mos marr pjesë por të bëj një pauzë. Mendoj që vitin tjetër do të jem në “Këngë Magjike”. Por nuk mund të themi që nuk do kemi asnjë baladë nga Rozana, por është në varësi të kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat