Kajan sot 1 vjeç; mami Ajola e uron kështu!

Mediale Vip

Kajan sot 1 vjeç; mami Ajola e uron kështu!

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:35
Ajola Xoxa

Më 6 shtator të vitit të kaluar kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja u bënë prindër për herë të parë.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa mirëpritën sot një vit më parë djalin e tyre Kajan.

Sot Kajan feston ditëlindjen e tij të parë, për të cilën mami dhe babi me siguri kanë menduar të organizojnë një festë, por në morinë e urimeve që i vogli ka marrë sot në 1-vjetorin e lindjes, të sajin mami Ajola vendosi ta bëjë publikisht në rrjetin social instagram.
Xoxa ka zgjedhur foton e fundit që ka shkrepur pak orë para se Kajan të vinte në jetë, të cilën e ka ndarë në tre postime duke shkruar:

“Kjo foto është marë më 5 tetor 2018, në muajin e 10 të shtatzënisë, 14 orë para se të vinte në jetë Kajan, kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqindmijë yje vezullues”: ka shkruar Ajola në dedikimin për Kajan të voglin e familjes.

Edhe 100 Kajan!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat