Këngëtarja e njohur "trondit" me deklaratën e saj: Vuaj nga kjo sëmundje

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur "trondit" me deklaratën e saj: Vuaj nga kjo sëmundje

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:36

Ylli i popit australian Sia ka zbuluar se vuan nga një sëmundje që i jep asaj dhimbje kronike.

Në një tweet, këngëtarja tha se kishte Sindromën Ehlers-Danlos (EDS), një gjendje e rrallë që mund të shkaktojë dhimbje dhe lodhje ekstreme.

Sia, 43 vjeç, njihet për fshehtësinë e jetës së saj, dhe rregullisht fsheh fytyrën e saj me paruke.

Ajo ka pasur një varg hitesh solo dhe ka shkruar këngë të tjera për Rihanna, Beyonce, Katy Perry dhe Adele.

“Unë thjesht kam dashur t’u them atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, unë ju dua, vazhdoni”, ka shkruar Sia.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka 13 lloje të EDS, një gjendje që prek indin lidhës rreth trupit. Disa forma janë më të buta ndërsa të tjerët mund të jenë paaftësuese.

Sia është hapur në të kaluarën në lidhje me varësinë e saj ndaj alkoolit dhe ilaçeve të dhimbjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat