Hailey është e lumtur për lidhjen e re të Selena-s dhe ia la ta kuptonte publikisht

Mediale Vip

Hailey është e lumtur për lidhjen e re të Selena-s dhe ia la ta kuptonte publikisht

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 06:49
Justin Bieber, Hailey, Selena

Dy ditë më parë në media u bë i ditur lajmi se Selena Gomez ka nisur një lidhje të re me ish-këngëtarin e grupit “One Direction”, Niall Horan. Kjo është lidhja e parë në të cilën Selena është përfshirë pas historisë me Justin dhe u bë publike menjëherë pas dasmës së tij. Çifti i këngëtarëve është përfolur edhe disa vite më parë se mund të jenë në një lidhje dhe këto lajme kanë filluar të qarkullojnë sërish këto ditë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

Image

Gjatë një darke me miq të përbashkët, ata janë parë të shkëmbenin puthje dhe përqafime. Por në Instagram u publikua vetëm një foto në grup dhe Selena me Niall dukeshin të afërt me njëri-tjetrin. Me siguri lajmet e fundit i kanë rënë në vesh edhe bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey-t, e cila duket e lumtur që Selena ka vazhduar para me jetën e saj, ose të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë pasi ka pëlqyer foton e publikuar nga miqtë e Selena-s.

Nuk kishte si të mos binte në sy pëlqimi i Hailey-t në këtë postim dhe ne s'na duket aspak i pafajshëm!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat