Alban Ramosaj pranon që është i lidhur: “Më lini ta shijoj”

Mediale Vip

Alban Ramosaj pranon që është i lidhur: “Më lini ta shijoj”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:24
Alban Ramosaj

Këngëtari shqiptar ‘Alban Ramosaj’ ka vetëm pak ditë që ka lançuar këngën dhe klipin më të ri, ‘T’kom dasht’. Por duket se kjo këngë i ka hapur ‘punë’ këngëtarit sepse dashur pa dashur ai ka zbuluar diçka të re dhe interesante për jetën e tij private.

Në një video të postuar disa ditë më parë në ‘Insragram’, shihet duke kërcyer vajza e biznesmenit të njohur, Niki Delijogji.

Kështu Albani është vënë në qendër të mediave rozë duke aluduar nëse ai është apo jo në një lidhje dashurie me Nikin. I pyetur në ‘Why Not’ nga Roza Lati, nëse ai është apo jo në një lidhje, në fillim këngëtari ka hezituar t’i përgjigjet.

Por më pas duket se nga halli e ka pranuar këtë fakt duke thënë se është në një periudhë shumë pozitive të jetës së tij dhe këtë mund ta dalloni nga kënga ritmike.

“Nëse evoluon në diçka më serioze, do e merrni vesh. Më lini ta shijoj dhe pak privatësinë,” u shpreh Albani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat