I ka munguar muzikës për dy vjet, Beatrix zbulon arsyen

Mediale Vip

I ka munguar muzikës për dy vjet, Beatrix zbulon arsyen

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:34
Beatrix Ramosaj

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me foto e video mjaft të bukura të realizuara gjatë pushimeve. Por ajo çka mungon nga këngëtarja e talentuar Beatrix Ramosaj, është një këngë e re.

Për plot dy vjet zëri i saj i ka munguar tregut muzikor. Por kjo sipas këngëtares e ka një arsye.

Në një postim në ‘Instastory’, Beatrix ka shpjeguar arsyet e mungesës dhe lajmëron fansat e saj se do të rikthehet.

‘E di që ka kaluar shumë kohë, por dua të dini se kam punuar për këngën time të re dhe me shumë siguri do ta xhiroj këngën time muajin e ardhshëm. Faleminderit që jeni treguar të duruar me mua. Më duhej pak kohë të punoja me veten dhe tani mendoj se jam gati të rikthehem dhe të jem pranë jush me muzikën time. Shumë dashuri, Trixa’, ka shkruar Beatrix.

Me siguri që ky lajm i ka gëzuar adhuruesit e saj dhe me siguri të gjithë po presin projektin e saj të ri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat