Adele hedh hapin e radhës në lidhjen e re, artistja prezanton të dashurin me miqtë

Mediale Vip

Adele hedh hapin e radhës në lidhjen e re, artistja prezanton të dashurin me miqtë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:01
Adele dhe Joseph Junior Adenuga

Pak kohë më parë Adele, zbuloi se ishte ndarë nga partneri i saj Simon Konecki. Nuk vonuan shumë aludimet për një lidhje të re të këngëtares me Joseph Junior Adenuga i njohur ndryshe si ‘Skepta’. Ata kanë qenë miq për shumë kohë, e duket se miqësia kaloi në një ndjenjë më të fortë që prej ndarjes së këngëtares. Megjithëse mendohej se ishte thjesht një flirt, duket se nuk është ashtu pasi Adele e ka prezantuar artistin me miken e saj të ngushtë, Laura Dockrill dhe moderatorin James Cordon. “Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”, tregojnë disa burime për “The Sun.” Skepta është mashkulli i parë që Adele ka takuar që prej ndarjes nga Simon këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat