Arbana shfaqet krah Eduartit në prezantimin e filmit “Gjyshja”: Shumë e lumtur për ty zemër

Mediale Vip

Arbana shfaqet krah Eduartit në prezantimin e filmit “Gjyshja”: Shumë e lumtur për ty zemër

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:29
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Regjisori Eduart Grishaj, me sa duket ka finalizuar filmin “Gjyshja”.

E bazuar në një histori të vërtetë shqiptare, “Gjyshja” është realizuar në veri të vendit.

Traditat shqiptare janë në qendër të këtij filmi.

E pranishme në prezantimin e filmit të regjisorit, ishte edhe prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.

Këtë gjë ajo e ka treguar nëpërmjet fotove të publikuara Instagram ku shfaqet përkrah regjisorit.

Krahas fotove, ajo ka dhënë një urim për të:

“Shumë e lumtur për ty”, duke vendosur edhe ikonën e zemrës së kuqe krahas urimit.

Eduarti dhe Arbana janë përfolur jo pak herë për një marrëdhënie mes tyre.

Ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien, por asnjëherë nuk ngurrojnë që sukseset ndaj njëri-tjetrit t’i shprehin hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat