2 ditë pas ditëlindjes së Kajan, Ajola Xoxa publikon imazhin më të ëmbël nga festa e vogëlushit

Mediale Vip

2 ditë pas ditëlindjes së Kajan, Ajola Xoxa publikon imazhin më të ëmbël nga festa e vogëlushit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:15
Ajola Xoxa, Erlion Veliaj dhe Kajan

Dy ditë më parë djali i Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës festoi 1-vjetorin e lindjes. Pak orë para ditëlindjes së vogëlushit, Ajola postoi në rrjete sociale një foto shumë të veçantë, të cilën e kishte realizuar 1 vit më parë. Ajo zbuloi se fotografia ishte shkrepur 14 orë para lindjes së Kajan, duke treguar se mbart shumë kuptim për të. Ndërsa ditën e sotme bashkëshortja e kryebashkiakut ka publikuar një foto shumë të ëmbël të portretit familjar, që duket se është bërë gjatë festës së organizuar për ditëlindjen e Kajan. Në foto Veliaj dhe djali i tij shihen të veshur sportiv, ndërsa Ajola me një fustan të zi shumë elegant.

Përkrah imazhit më të bukur me vogëlushin e tyre, Ajola ka shkruar: “Ti je ylli në qiellin tonë të natës, dashuria jonë e përjetshme”. Siç duket nga fotoja edhe vetë ambienti ku është organizuar festa ka qenë i zbukuruar me yje të shumtë në ngjyra të ndryshme. Kajan është fëmija i parë i Ajola Xoxës dhe Erion Veliaj, e ata kanë thënë në çdo intervistë se vogëlushi ka ndryshuar tërësisht jetën e tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat