Vesa Luma takon artisten e njohur shqiptare dhe jep 1 super lajm

Mediale Vip

Vesa Luma takon artisten e njohur shqiptare dhe jep 1 super lajm

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:11
Vesa Luma, Njomza Vitia

Vesa Luma ka mundur të ndjekë nga afër koncertin e artistes shqiptare Njomza Vitia e njohur nga të gjithë si Not Njomza.

Kjo e fundit ka mbajtur së fundmi një koncert në Zelandën e Re dhe në koncert kaqenë e pranishme edhe Vesa Luma, e cila ka shkrepur edhe një foto me artisten nga Kosova. Vesa ka lartësuar zërin dhe performancën e artistes së re dhe ndërkaq ka dhënë edhe një super lajm për fansat e saj.

“Mezi po pres për këngën tonë…poo pooo ajo do të shkruaj një këngë për mua”, shkruan Vesa e entuziasmuar krah fotos ku dy artistet mbajnë në duar edhe flamurin kuq e zi.

Njomza është e njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për këngët e saj por edhe si tekstshkruese. Ajo ka shkruar disa prej këngëve më të suksesshme të Ariana Grande, që është edhe njëra prej mikeshave të saj më të ngushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat