Erion Isai ka vetëm një program humori të preferuar: Mbetet emision lider

Mediale Vip

Erion Isai ka vetëm një program humori të preferuar: Mbetet emision lider

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:23
Erion Isai

Erion Isai është një nga emrat më të dashur për publikun. Pas suksesit si aktor i humorit në programin “Portokalli”, ai vendosi të largohej në një televizion tjetër. Për Erion Isain largimi i tij dhe i kolegëve nga spektakli i humorit “Portokalli” ka ardhur për shkak të zhvillimit profesional, ambicieve personale të aktorëve. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ai ka shprehur se për të, “Portokalli”, vazhdon të mbetet spektakli lider në fushën e humorit. “Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon se është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit prefesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do të vazhdojë rrugën e vet e me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”, u shpreh Erioni gjatë intervistës. Duket se edhe pas shkëputjes nga skena e “Portokallisë”,Erioni ka një dashuri për vendin ku nisi karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat