Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave

Mediale Vip

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:47
Dua Lipa

Derisa po punon për albumin e ri, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të madh me albumin e saj të parë të titulluar,”Dua Lipa”.

Ylli shqiptar me hitin e saj të vitit 2017-të, “New Rules”, zuri vendin e parë në platformën online të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe. Tashmë platforma e njëjtë e ka shpallur albumin e artistes tonë si më të mirin të të gjitha kohërave nga një artiste femër.

Lajmi u bë i ditur nga babai i Duas, Dukagjini, gjersa ka ndarë suksesin e së bijës me të gjithë fansat e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@spotify the most successful female artist album of ALL TIME #DL1 @dualipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

“Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify”, ka shkruar Dukagjini krahas këtij postimi.

Ndërkohë, “New Rules” ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve dhe qëndroi në maje të Official UK Top Charts dhe jo vetëm.

Albumi i 24-vjeçares është lansuar më 2 qershor të vitit 2017-të nga Warner Bros, ku përfshihen gjithsej tetë këngë, në mesin e të cilëve janë, “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

Dua po ashtu së shpejti pritet të sjellë albumin e dytë “#DL2”, për të cilin po punon prej më shumë se dy vitesh dhe është deklaruar se gjithçka do jetë më ndryshe.

Këngëtarja Lipa përndryshe ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e kampanjës më të re nga marka e famshme, YSL Beauty. Artistja në fjalë gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë e angazhuar me koncerte në kuadër të promovimit të parfumit, “Libre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat