Pas dedikimit për Arbanën, Eduarti zbulon marrëdhënien që gëzon me Jonin

Mediale Vip

Pas dedikimit për Arbanën, Eduarti zbulon marrëdhënien që gëzon me Jonin

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:25
Eduart Grishaj

Regjisori i talentuar, Eduart Grishaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Duke shpjeguar se si nisi projekti i tij ‘Gjyshja’, i cili pati premierën mbrëmjen e kaluar ai tregoi dhe mbështetjen e madhe që ka pasur nga moderatorja e njohur, Arbana Osmani. I pyetur rreth fotove të librit të gatimeve të Osmanit, Eduardi tregoi se është gati që këtë punë t’ia kalojë Jonit, djalit të Arbanës pasi vetë e ka shumë të vështirë ta përmbajë veten nga ushqimet. “Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, përfundoi Grishaj. Ndër të tjera regjisori i programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ pohoi se ai e mbështet Osmanin në çdo hap, ashtu sikurse ajo atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat