Këngëtarja e famshme zbulon arsyen pse nuk do të bëhet nënë, rrëfen të pathënat e errëta të jetës së saj

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme zbulon arsyen pse nuk do të bëhet nënë, rrëfen të pathënat e errëta të jetës së saj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:36
Mary J. Blige

Këngëtarja e famshme amerikane, Mary J. Blige, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka treguar se pse ajo nuk mendonte të bëhet nënë.

Gjatë intervistës për “Self”, Mary ka thënë se fillimisht duhet të shërojë veten nga trauma që ka pësuar në vegjëli dhe se është e fokusuar që ti “bëhet mama vetes” së pari.

“Aktualisht nuk po mendoj për askënd tjetër përveç vetes. I dua njerëzit, e dua botën, i dua mbesat dhe nipërit e mi, e dua familjen time. I dua kaq shumë. Por tani po mendoj vetëm për Mary-n e vogël. Ajo ka nevojë për ndihmën time… Dhe nuk do lejoj askënd që ta lëndojë atë përsëri. Ajo ka nevojë të jetëojë, të luajë. Unë duhet të kujdesem për të”, tha këngëtarja e famshme, e cila ka zbuluar se në moshën 5-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një mik i familjes.

E vetëm në moshën 33-vjeçare ajo ka arritur që t’i tregojë mamasë së saj në lidhje me këtë ngjarje, pasi më para nuk kishte guxim dhe nuk donte ta lëndonte atë.

Më pas ajo ka shtuar se në adoleshencë filloi të përdorte alkoolin dhe drogat për të mbytur traumën që i ndodhi kur ishte fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat