Anjeza Shahini heq dorë nga muzika?

Mediale Vip

Anjeza Shahini heq dorë nga muzika?

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:33
Anjeza Shahini

Pas një postimi të Anjeza Shahinit ku shkruante se “Konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, mediat raportuan se këngëtarja hoqi dorë nga muzika.

Por Shahini ka hedhur poshtë këto thashetheme duke u shprehur se do vazhdojë të këndojë.

Në një postim në Instagram, ajo u shpreh se gjithçka u keqinterpretua dhe se fakti që ajo nuk do këndojë në festivale nuk do të thotë se ka braktisur muzikën.

Image

Madje këngëtarja la të nënkuptohet se do ketë surpriza për fansat dhe mund të rikthehet në treg me këngë, albume apo koncerte të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat