Miley Cyrusi harron ndarjet, gjen dashurinë e re - Bota Sot
Miley Cyrusi harron ndarjet, gjen dashurinë e re

Mediale Vip

Miley Cyrusi harron ndarjet, gjen dashurinë e re

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:23
Cody Simpson, Miley Cyrusi

Miley Cyrusit nuk i ka shkuar mbarë së fundi me jetën personale.

Pas divorcit nga bashkëshorti, Liam Hemsworth dhe ndarjes nga Kaitlynn Carteri, këngëtarja është shtrirë në spital.

Miley të martën u pranua në spital nga edhe postoi disa fotografi.

Por, si duket tashmë 26-vjeçarja ka gjetur dashurinë e re dhe ai i ka qëndruar afër edhe në spital.

I dashuri i saj i ri është Cody Simpson të cilin Miley nuk hezitoi ta publikonte në Instagram teksa shihet duke luajtur një këngë në kitarën e tij për ta argëtuar këngëtaren.

“Është shumë e veçantë që unë ta dëgjoj për herë të parë këtë këngë dhe po i bëj presion që ta promovojë javën e ardhshme!”, ka shkruar Miley.

Kujtojmë që Miley Cyrusi përformoi në Kosovë për herë të parë verën që lamë pas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...