Rrezikoi gjobë në Barcelonë, këngëtari tregon prapaskenat

Mediale Vip

Rrezikoi gjobë në Barcelonë, këngëtari tregon prapaskenat

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:26
Alban Ramosaj

Ai është një këngëtar që me stilin e tij në muzikë dhe me pamjen e një djaloshi simpatik, duket se ka fituar shumë adhuruese dhe se po ecën shumë mirë në muzikën shqiptare. Alban Ramosajn e kemi parë si këngëtar, si model, por së fundmi edhe si aktor. Ka publikuar disa këngë të suksesshme, ndërkohë që projekti i tij më i fundit është videoklipi “T`kom dasht”, me tekst dhe muzikë të realizuar nga vet ai.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” këngëtari tregoi detaje rreth këngës, për të cilën tha se ia dedikon vajzës që ka fiksim.

“T’kom dasht” është një këngë për fiksimin, për simpatinë. Shpreh se si ndihem kur shoh fiksimin. Është pak a shumë në natyrat e kësaj gjëje. Ajo çfarë mund të them është se fiksimi dhe Albani janë në një periudhë shumë të mirë. Është një periudhë e mirë”, tregoi këngëtari.

Ndërkohë gjatë emisionit mikja e tij dhe njëkohësisht modelja në videoklipin e fundit, Aurela Hoxha, në një videomesazh për këngëtarin zbuloi se gjatë xhirimeve të klipit janë futur edhe në një shatërvan në Barcelonë, por i kishin shpëtuar gjobës.

“Nga fundi i klipit kemi bërë një xhirim në një shatërvan dhe gjithçka po shkonte mirë derisa na thanë se mund të vinte policia, mund të merrnim gjoba dhe mund të kishim probleme shumë të mëdha. Por këto nuk na penguan aspak që ta bënim xhirimin. Ne ngushëlluam veten duke thënë se edhe Shakira mori gjobë. Kur po xhironim klipin ishim një shoqëri shumë e madhe dhe menduam ndoshta s’do kemi lekë të paguajmë gjobën, por do bëjmë punë vullnetare dhe mbase këtë pjesë do ta fusnim edhe në klip. U futëm në shatërvan, por patëm fatin e mirë, nuk morëm gjobë dhe gjithçka shkoi për mrekulli”, tha Hoxha.  

Menjëherë pas videomesazhit Albani rrëfeu se pavarësisht se të gjithë njerëzit i kishin thënë që nuk duhet të futeshin në shatërvan ata e kishin bërë në mënyrë që klipi të rrezatonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat