Miqësia e prezantueses televizive me ish-Presidentin George Bush

Mediale Vip

Miqësia e prezantueses televizive me ish-Presidentin George Bush

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:53
George W. Bush, Ellen DeGeneres

Prezantuesja televizive Ellen DeGeneres është parë nën shoqërinë e ish-Presidentin amerikan, George W. Bush, gjatë një ndeshje futbolli.

Presidenti Bush kishte kundërshtuar martesën e homoseksualëve gjatë kohës që ishte në detyrë, gjë që bëri që disa të kritikonin DeGeneres dhe partneren e saj.

Por së fundmi, DeGeneres tha se është mikeshë me ish-Presidentin George Bush. “Unë jam miq me shumë njerëz që nuk ndajnë të njëjtat besime si mua”, tha ajo.

De Generes u shpreh se ajo dhe gruaja e saj, Portia, ishin ftuar për të parë “Dallas Cowboys”, dhe pranë tyre ishte ulur edhe George Bush.

“Gjatë ndeshjes njerëzit rreth nesh ishin duke na parë se si unë dhe George komentonim ndeshjen dhe qeshnim me njëri-tjetrin, fytyrat e tyre tregonin habi dhe filluan të bënin atë që njerëzit e mërzitur bëjnë, filluan të komentonin”, shprehet Ellen duke shtuar se e falenderon Presidentin për një pasdite argëtuese, duke i kujtuar se ai i detyrohej asaj 6 Dollarë për ushqimin që kishte blerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat