Dikur Hailey ka qenë një fanse e çmendur e Justin-it dhe Selena-s dhe ja ç’shkruante për ta

Mediale Vip

Dikur Hailey ka qenë një fanse e çmendur e Justin-it dhe Selena-s dhe ja ç’shkruante për ta

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:53
Hailey, Justin, Selena

Aktualisht Hailey Bieber është e sapomartuar (për herë të dytë) me Justin Bieber, por dikur ajo ka qenë një fanse e zjarrtë jo vetëm e tij, por edhe e Selena-s, ose më saktë e tyre si çift. Hailey e ka pëlqyer aq shumë Jelena-n (emri me të cilin quhej çifti Justin-Selena), saqë nuk mund të rrinte pa e shprehur publikisht adhurimin për ta. Hailey ka shkruar më shumë se një herë për çiftin e famshëm dhe me siguri tani është penduar shumë.

Hailey ka qenë 100% fanse e Jelena-s dhe këtë e ka pranuar publikisht.

Në një postim të vitit 2011, i cili tani është fshirë, Hailey shkruante se Justin dhe Selena së bashku janë ëndrra adoleshente.

“Nuk më intereson çfarë thonë për ta, Justin Bieber dhe Selena Gomez së bashku janë ëndrra adoleshente”, -ka shkruar ajo.

Në një tjetër postim të vitit 2012, modelja shkruante:

“Ajo [Selena] është e përsosur, kurse ai, e dini ai është Bieber. Ata kanë lidhjen perfekte ...unë përgjithmonë vetëm.”

Në një tjetër postim, ajo ndihej e zhgënjyer që Jelena nuk kishte shkuar në festën e Vanity Fair.

“Po prisja vërtet të shihja me çfarë ngjyrash do të ishte kombinuar Jelena këtë vit në festën e VF”, -ka shkruar Hailey.

Dhe për ta mbyllur, një foto, ku Hailey pozon me një revistë ku Jelena shfaqet në kopertinë.

Epo, nuk ka dyshim që Hailey ishte një adhuruese e madhe e çiftit Jelena. Me siguri tani ajo duhet të ndihet shumë në siklet për ato çfarë ka shkruar dikur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat