Për herë të parë kostumografe në një film, Klea Huta shpreh gjithë krenarinë për motrën e saj

Mediale Vip

Për herë të parë kostumografe në një film, Klea Huta shpreh gjithë krenarinë për motrën e saj

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 06:45
Klea Huta

Klea Huta ka ndarë me të gjithë portretin më të bukur familjar krah prindërve, motrës dhe të dashurit të saj, Elgit Doda.

Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për të pasi motra e moderatores pati premirerën e parë si një kostumografe filmi.

“Shumë emocione për ty në premierën tënde të parë si kostumografe në një film. I jam mirënjohës të gjithë atyre që vlerësojnë punën dhe pasionin tënd në gjithçka që bën. Të dua shumë e vogla ime”, ka shkruar Huta krah fotos të publikuar në ‘Instastory’.

Image

Ndryshe nga çdo postim tjetër në rrjetet sociale, Klea ka zgjedhur të publikojë një moment special për motrën e saj së bashku me njerëzit më të dashur për të.

Megjithatë edhe më parë Huta ka treguar se motra është një nga dashuritë më të mëdha të saj, pasi kanë qenë në çdo moment bashkë. Kujtojmë se aktualisht Klea është duke u marrë me projektin e saj “Klea Huta Academy”, i cili suporton të gjithë talentet e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat