Një “tërmet” muzikor, ja ku pritet të performojnë Jennifer Lopez dhe Shakira në 2020

Mediale Vip

Një “tërmet” muzikor, ja ku pritet të performojnë Jennifer Lopez dhe Shakira në 2020

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 07:30
Jennifer Lopez

Dy yjet ndërkombëtarë, Jennifer Lopez dhe Shakira kanë konfirmuar se do të jenë të dyja në shfaqjen e ‘Super Bowl Halftime’ në vitin 2020. Këngëtaret kanë zgjedhur ta japin lajmin në rrjetin social të ‘Twitter’ duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Fansat e tyre kanë shprehur hapur entuziasmin rreth performancave që artistet pritet të dhurojnë në skenë. Shumë prej tyre e kanë quajtur këtë dalje publike të të dyjave si një “tërmet” muzikor. Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë nxituar të sigurojnë një biletë për shfaqjen e njohur, duke shtuar se mezi e kanë pritur këtë moment. Kujtojmë se aktualisht të dyja këngëtaret nuk kanë publikuar projekte muzikore, por vazhdojnë të jenë të preferuarat e publikut për shkak të karrierës së gjatë në skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat