Rita Ora shkëlqen në Moskë: Nëna ime ka studiuar këtu, më pëlqen ushqimi dhe kultura e këtij vendi

Mediale Vip

Rita Ora shkëlqen në Moskë: Nëna ime ka studiuar këtu, më pëlqen ushqimi dhe kultura e këtij vendi

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:46
Rita Ora

Së fundmi, u përfol në mediat e huaja se këngëtari Liam Payne ka lënë të kuptohet se kimia me të në performancat e fundit, ka qenë arsyeja pse ai u nda nga ish-bashkëshortja e tij, Cheryl

Dhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ishte duke e hequr dramën kur doli jashtë në Moskë, Rusi, të mërkurën për të promovuar gamën e saj të re të modës, “Escada”, shkruan DailyMail.

Princesha e pop-it, 28-vjeçe, mori një pamje tejet elegante në një kostum të kuq nga koleksioni i saj i ri, duke shuar besimin në veshjen e saj të guximshme dhe të ndritshme.

Rita dukej mahnitëse teksa para hapjes së dyqanit dha një deklaratë të shkurtër për media, duke u siguruar që të gjithë sytë ishin tek ajo.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” tërhoqi vëmendjen edhe me një gjerdan prej ari në formë gjarpri, të markës “Bulgari”, të cilën e kombinoi me veshjen e saj vezulluese.

Ajo bëri një vizitë të rrallë në një prej qendrave më të mëdha tregtare në Rusi, duke tërhequr një turmë të madhe fansash pas vetes.

Në një fjalim të mbajtur para të pranishmëve, Rita tregoi gjithashtu se për Rusinë ka një simpati të veçantë, ngase nëna e saj, Vera, ka studiuar në atë vend, bashkë me motrën e saj të madhe në Akademinë Mjekësore në Moskë – kjo pasi babai i tyre (gjyshi i Ritës), ishte në atë kohë diplomat shqiptar i dërguar në konsullin e Rusisë (aso kohe pjesë e Bashkimit Sovjetik).

“Mamaja ime ka studiuar këtu, ajo thotë gjëra të mrekullueshme për Rusinë, veçanërisht për kulturën, dhe ushqimin – është thjeshtë vendi im i preferuar. Jam shumë e lumtur të jem në hapjen e këtij dyqani. Do të jetë bukur”, ka thënë Rita Ora gjatë fjalimit të saj, të cilin e ka ndarë me fansat e saj në InstaStory.

Më pas, ajo publikoi të tjera fotografi nga paraqitja e saj glamuroze në këtë ngjarje, teksa shkroi në mbishkrimin e saj detajet rreth partneritetit të ri me “Escada”-n, që tashmë gjendet edhe në Rusi.

“Jam shumë e lumtur që erdha në Moskë, Rusi dhe hapa dyqanin e ri Të “Escada”, por gjithashtu festoj koleksionin tim të ri “Capsule”! Faleminderit të gjithëve që u shfaqët në qendrën tregtare GUM për të festuar me ne! Dhe gjithë ekipit të “Escada”-s që bëri gjithë këtë së bashku”, shkroi 28-vjeçarja në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat