Kim Kardashian mbulohet dhe viziton një kishë në Armeni

Mediale Vip

Kim Kardashian mbulohet dhe viziton një kishë në Armeni

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:07
Kim Kardashian

Kim Kardashian u shfaq si rrallëherë në imazhet e fundit.

Kim Kardashian këto ditë ka qëndruar në Armeni, ndërsa përmes rrjeteve sociale i ka njoftuar fansat për çdo të re rreth saj.

Në imazhet e fundit, Kim u shfaq e veshur me një fustan të gjatë dhe mbulesë në kokë, teksa pranë saj ishte vajza e saj.

Përmes këtyre fotografive, ajo ka falënderuar Armeninë për mikpritjen, kurse tregoi historinë e kishës ku i realizoi imazhet.

“Faleminderit Armenia për një udhëtim kaq të paharrueshëm. E bekuar që u pagëzova me foshnjat e mia në selinë e shenjtë Etchmiadzin, katedralja kryesore e cila nganjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 303 pas Krishtit”, ka shkruar Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat