Kate Middleton vesh pulovër 50 dollarësh me çantë Chanel

Mediale Vip

Kate Middleton vesh pulovër 50 dollarësh me çantë Chanel

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 17:45
Kate Middleton

Ndoshta, askush nuk i kombinon rrobat ashtu sikur Kate Middleton.

Dukesha e Cambrige e ka vizituar Muzeun i Historisë Natyrore në Londër me bnjë veshje tipike vjeshtore: një pulovër ngjyrë vishnje nga Warehouse (50 dollarë), pantollonat ngjyrë gjelbër Jigsaw (108 dollarë) dhe këpucë të rrafshta me ngjyrë vishnje po ashtu.

Por, gjithë këtë veshje të saj me rroba që nuk janë të markave shumë të njohura dhe nuk kushtojnë aq sa mund të mendojnë të gjithë e ka kombinuar me një çantë shumë të shtrenjtë.

Middleton kishte një çantë të markës Chanel që kushtonte hiç më pak se 4000 dollarë.

Kjo është nuk hera e parë që Dukesha e Cambridge kombinon rrobat e markave të disenjatorëve më të njohur me rroba që mund të blihen kudo – si atëherë kur kishte kombinuar një fustan 100 dollarësh me një qafore Cartier që kushton 80.000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat