Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Mediale Vip

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:10
Miranda Kerr, Evan Spiegel

Miranda Kerr ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Ajo dhe themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, u bënë prindër të vogëlushit Hart në maj të vitit të kaluar. Modelja është gjithashtu nënë e një djali 8-vjeçar të quajtur Flynn, i cili ka lindur nga lidhja e saj me aktorin Orlando Bloom. Tani familja e tyre është shtuar edhe me një tjetër anëtar. Çifti është treguar diskret në lidhje me jetën private dhe lajmin e pritjes së ëmbël e ka bërë të ditur People në muajin mars.

“Miranda, Evan, Flynn dhe Hart po presin me padurim për anëtarin e ri të familjes”, -është shprehur një burim për People asokohe.

Sot, The Daily Telegraph, ka dhënë lajmin se bebushi ka ardhur në jetë. Kerr dhe Spiegel janë bërë sërish prindër të një djali, emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat