Në muajin e tetë të shtatzënisë, Nihal nuk mund të shkruante një mesazh më të bukur

Mediale Vip

Në muajin e tetë të shtatzënisë, Nihal nuk mund të shkruante një mesazh më të bukur

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:22
Hazal Kaya

Kanë mbetur edhe pak javë që aktorja e njohur Hazal Kaya të ketë në krahë fëmijën e saj të parë. Në muajin e tetë të shtatzënisë, Nihal mezi po pret derisa në jetë t’i vijë djali, emrin e të cilit e ka bërë publik, Fikret Ali.

Në 29-vjetorin e lindjes, me një mesazh të ndjerë në rrjetin e saj në Instagram, Nihal ka përshkruar të gjithë emocionin që po ndien në këtë periudhë të pritjes së ëmbël.

“Vitin e fundit kam mësuar shumë… Ishte një mësim që mora pas një jete dinamike; vdekje, sëmundje, dasma, lindje. Edhe pse është e vështirë ta thuash “jeta është punë…”, ndihem me shumë fat për gjithçka që kam në jetë. E ndiej veten me fat falë familjes dhe miqve të mi.

"Lavdi Zotit, fryva edhe qirinjtë e ditëlindjes... Falënderoj çdo ditë Zotin për familjen, miqtë e mi dhe gjysmën time më të mirë” – shkruan ndër të tjera Kaya.

Duke shprehur dashurinë për të gjithë të dashurit dhe ata që i ka pasur pranë vetes gjatë këtyre viteve në jetë, Hazal shton më tej se ndihet shumë e lumtur: “Sytë e mi janë plot lumturi. Ju falënderoj mijëra herë për dhuratat tuaja të mrekullueshme, në emër të djalit tim, dhe në emër të të gjithëve. Ju falënderoj që ekzistoni. Uroj të kemi bashkë bashkë shëndet, paqe dhe lumturi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat