Albi Nako dhe Alba Hoxha zbulojnë publikisht marrëdhënien e tyre

Mediale Vip

Albi Nako dhe Alba Hoxha zbulojnë publikisht marrëdhënien e tyre

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 07:28
Albi Nako dhe Alba Hoxha

Sapo hynë në studion e “Rudina” pasditen e djeshme në Tv Klan, Albi dhe Alba, prej një kohe të gjatë shumë të përfolur një prej çifteve që janë komentuar si të lidhur, mund të mendonim se, më në fund, do të pranonin çfarë i lidhte mes tyre. Por…. në fillim treguan tjetër gjë.

Në “Albi Nako Dance Academy”, një prej shkollave më të mëdha të baletit që pritet të hapë dyert së shpejti, Albi dhe Alba do të jenë dy nga shumë koreografët instruktorë për të gjitha moshat. Në prag të hapjes së akademisë, të dy zbuluan më shumë për këtë projekt, i cili i ka bërë sërish bashkë, por nuk shpëtuan nga pyetjet ngacmuese të Rudinës për raportin e tyre.

Titujt e lajmeve rozë i kanë shoqëruar gjithmonë, por jo pa arsye. Ndjekësit në rrjetet sociale, edhe kur ata janë zënë “për arsye profesionale”, kanë vërë re se Albi dhe Alba nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin dhe pas pak kohësh, kur janë pajtuar, sërish komentet nuk janë ndalur.

Po çfarë është ajo që nuk po shohin ndjekësit e Albës dhe të Albit?

Rudina, nga studio e programit të saj, insistoi për të mësuar raportin e tyre të vërtetë, derisa, me shumë siklet, Alba konfirmoi se “jemi kolegë shumë të mirë”. Ndërsa rastin kur iu desh të braktisnin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, Alba nuk e mban mend, vetëm kujton që, me siguri, ka qenë për arsye profesionale.

“Ne gezojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë sesa miq të mirë, na lidh profesioni, asgjë më shumë. Të dy vazhdojmë jetën, secili në anën e tij. Kaq, asgjë më shumë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse u bë gjithë ky boom pa pasur asnjë fakt, asgjë…” – tha Alba për "Rudinën", edhe pse në çdo rast kërkonte konfirmim nga Albi.

Pasi Rudina kërkonte edhe një konfirmim nga Albi për këtë raport aq të komentuar, koreografi iu drejtua: “Çfarë do të dish? Ne kemi një përqasje shumë të mirë me njëri-tjetrin, edhe nga vetë emrat, por kam përshtypjen që kemi edhe një kimi po aq të mirë sa nuk kemi lidhje me njëri-tjetrin…”

Megjithatë, pas pyetjes së Rudinës nëse në jetët e tyre janë single, Albi tha: “E di cila është fatkeqësia më e madhe? Fatkeqësia më e madhe është kur je në raport dhe ndihesh single… Unë jam single, e them publikisht…” – tha Albi, por edhe Alba, nën zë tha të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat