Ish-Missi nga Tropoja që u masturbua në skenën e Teatrit, tashme aktore në ‘Portokalli’: Më pëlqen adrenalina. Në jetën personale…

Mediale Vip

Ish-Missi nga Tropoja që u masturbua në skenën e Teatrit, tashme aktore në ‘Portokalli’: Më pëlqen adrenalina. Në jetën personale…

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 14:10
Arjola Demiri

Ajo është aktore e njohur nga Tropoja, e cila theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në teatër tek shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

Arjola Demiri tashmë i është shtuar kastit të ‘Portokalli’ duke luajtur rolin e gruas ‘lace’. Ajo, e ftuar në emisionin ‘Wake Up’, ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience të re dhe se si u prit nga kolegët.

“Kam dashur gjithmonë të jem pjesë e Portokalli-së”, u shpreh Arjola.

Ajo tregoi se u prit mjaft mirë nga kolegët dhe se ndihej si në shtëpi.

Është mjaft energjike dhe i pëlqen adrenalina në skenë. Por aktorja rrëfeu se nuk është synimi i saj të provokojë në skenë, por e rëndësishme është t’i mëshojë rolit që të arrijë sa më i qartë mesazhi tek publiku.

Gjithashtu Arjola rrëfeu se në jetën e përditshme edhe ajo si gjithë të tjerët ka komplekset e veta.

“Në jetën personale kam komplekse. Por mundohem ta realizoj rolin maksimalisht”, u shpreh ajo.

Ish-Missi nga Tropoja tregoi gjithashtu se ishte shpërngulur nga Prishtina në Tiranë, por me zemër të thyer.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe me gjithë angazhimet që ka në karrierën profesioale, mundohet që të gjejë kohë edhe për fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat