Reperi nënshkruan marrëveshjen 10 milionë dollarë nga burgu

Mediale Vip

Reperi nënshkruan marrëveshjen 10 milionë dollarë nga burgu

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:50
Tekashi 6ix9ine

Tekashi 6ix9ine ka nënshkruar një marrëveshje të re rekord në burg.

Marrëveshja me shtëpinë diskografike "10K Projects" raportohet se vlen 10 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes reperi do nxjerrë dy albume, një në anglisht dhe spanjisht.

Tekashi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, është në pritje të dënimit për akuzat për shantazh dhe mbajtje të armëve të zjarrit në SHBA.

Ai përballej me 47 vite burg derisa pranoi të jepte prova kundër anëtarëve të tjerë të dyshuar të bandës.

Rolling Stone tha se nuk është akoma e qartë nëse albumet do kenë materiale të reja apo ato ekzistuese.

Reperi akuzohet për 6 vepra penale përfshirë shantazh, mbajtje të armëve të zjarrit, sulm me armë të rrezikshme dhe akuza për komplot vrasje.

Reperi ishte përfshirë në një bandë të dhunshme amerikane të quajtur The Nine Trey Bloods.

Për t’iu ulur dënimi, ai arriti marrëveshje për pranimin e fajësisë me qeverinë federale dhe dëshmoi kundër anëtarëve të tjerë të bandës në gjykatë.

Ai dha informacione për Anthony Ellison dhe Aljermiah Mack dhe të dy u dënuan.

Tekashi do të dënohet më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat