Amber Rose lindi djalin e dytë dhe e quajti Slash Electric.
Ky është fëmija i parë i 35-vjeçares me të dashurin e saj, muzikantin Alexander Edvard, shkruan TheSun.
Babai i ri, 32 vjeç, dha lajmin për lindjen e djalin vetëm pak orë pasi Amber kishe hyrë në lindje.
Ai shkroi: “Slash Electric Alexander Edvard .. bota është e juaja tani faleminderit @amberrose që më doni aq shumë saqë vendosët që me trupin tuaj ta sillni djalin tim në këtë botë”.
“Unë kurrë nuk mund të jem aq i fortë sa ti. Slash një rockstar”, shtoi ai.
Amber është nënë edhe e Sebastian Taylor, gjashtë vjeç, të cilin e kishte me ish bashkëshortin e saj Wiz Khalifa.
Para se të nisej në lindje, Amber kishte ndarë me ndjekësit një video, ku kishte shkruar “Është koha”. Ajo javë më parë publikoi video, teksa tregonte barkun e rrumbullakosur dhe tha se edhe këmbët i janë ënjtur, saqë mezi ecte.