Mendoi se do e rrihte në kinema, Drilon Hoxha zbulon çfarë i bëri vlonjati në filmin e parë

Mediale Vip

Mendoi se do e rrihte në kinema, Drilon Hoxha zbulon çfarë i bëri vlonjati në filmin e parë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:06
Drilon Hoxha

"Drejt fundit" ishte filmi që vulosi karrierën dhe emrin e Drilon Hoxhës si një aktor dhe regjisor i suksesshëm. I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ai rrëfeu se cfarë i ndodhi me një vlonjat që kishte gjetur veten në film.

Drilon Hoxha: Tek filmi im i parë, unë trajtoja që këta tipat e fortë, adoleshentët e vonuar, "gangsterët budallenj". Dhe ky ishte mesazhi tek filmi i parë. Kur dola nga kinemaja, më del një nga Vlora, një i madh fare. Thashë, cfarë ndodhi, po më rreh në mes të kinemasë. Dal unë, më thotë, "Nuk shkoj në kinema, por më mori kjo llagacja (i tha asaj që e kishte cuar tek filmi). Vëlla tha, u ndjeva shumë keq, se pashë veten time". Pse i thashë unë. "Po ti më bëre kriminel i ndjenjave të mia". Pse i them ca ka? "Po nuk mora vesh, kur qesha, kur qava". 

Rudina Dembacaj: Ky është sukses kur njerëzit gjejnë veten?

Drilon Hoxha: Ai ishte cuar nga kinemaja sepse se kishte përjetuar dot vrasjen, kur u vrava unë në fund. "Jo", tha ai, "nuk vdes unë". Më thoshte mua, "Përse nuk iu ktheve? Të kishe një kobure me vete". Domethënë, ai e mori mesazhin, e gjeti veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat