Shpërthen gazetarja e mirënjohur: Dafina Zeqiri, arrogante

Mediale Vip

Shpërthen gazetarja e mirënjohur: Dafina Zeqiri, arrogante

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:01
Suada Daci

E njohur për stilin e saj prej francezeje, gazetarja e mirënjohur mediave rozë Suada Daci ka treguar mbi marrëdhënien e saj me shumicën e personazheve të showbizit shqiptar dhe jo vetëm.

Në një intervistë për emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol Shoferit", ajo ka treguar se cilin personazh nuk e duron dot apo i është dukur tepër e keqe.

Daci: Dafina Zeqiri ka treguar Suada pa hezitim, ka ardhur në Tiranë për një koncert dhe kam shkuar ti marr një intervistë, sjellja e saj prej arrogantje. Ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk sillej ashtu vetëm me gazetarët, por edhe stafin e saj sikur ajo ishte diva me e lartë se të gjithë. Atëherë bëra dhe një shkrim: “Dafina Zeqiri vjen në Tiranë me sjelljen e një dive“. Që atëherë nuk e kam kontaktuar më menaxherin e saj për një tjetër intervistë.

Ndërsa përsa i përket një personazhi që e vlerëson  tepër ajo është shprehur se ka shumë artistë, por MC Kresha mbetet ai që vlerëson më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat