Një dalje e rrallë publike e Tom Cruise me djalin e tij 24 vjeçar

Mediale Vip

Një dalje e rrallë publike e Tom Cruise me djalin e tij 24 vjeçar

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 23:09
Tom Cruise dhe biri i tij Connor

Tom Cruise është fotografuar në shoqërinë e djalit të tij, Connor dhe dukej shumë i disponuar gjatë shoqërimit me të në Londër.

Aktori hollivudian ka qëndruar në kryeqytetin britanik qëkur ka nisur xhirimet e “Top Gun: Maverick”, ndërsa me djalin e tij kishin fluturuar me helikopterin privat të 57-vjeçarit.

Dhe derisa shkonte drejt helikopterit, fotoreporterët kanë arritur ta fotografojnë, ndërsa Cruise dukej shumë i disponuar dhe i përshëndeti të gjithë.

Tom ka mësuar ta drejtojë helikopterin që nga roli i tij në filmin e vitit të kaluar, “Mission: Impossible – Fallout”, ndërsa nuk ka bërë manovra të rrezikshme në praninë e djalit të tij 24 vjeçar.

Cruise e adoptoi Connoroin dhe vajzën e tij, Isabella, në vitet e nëntëdhjeta kur ishte i martuar me aktoren Nicole Kidman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat