‘Çfarë u ke bërë buzëve se duken joorigjinale?’ Kiara Tito flet për operacionet plastike

Mediale Vip

‘Çfarë u ke bërë buzëve se duken joorigjinale?’ Kiara Tito flet për operacionet plastike

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 06:19
Kiara Tito

Të jesh një vajzë ekrani nuk është e thjeshtë, pasi je gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe çdo ndryshim në pamje do të vihet re menjëherë. Madje, të shumtë janë të famshmit që akuzohen për operacione edhe atëherë kur nuk i kanë bërë. Me këtë akuzë është përballur shpesh edhe Kiara Tito, e cila e ftuar në Pop Culture, iu përgjigj të gjithë atyre që janë kuriozë të dinë se pse i ka bërë buzët.

“Çfarë u ke bërë buzëve se duken joorigjinale?” –ishte një pyetje e ndjekësve që Dojna ia drejtoi Kiarës.

“Edhe sikur t’i kem bërë, çfarë ndryshon në jetën e këtyre njerëvzve që dëshirojnë të dinë çfarë operacionesh kam bërë? Operacionet plastike nuk diskutohen më në botë. Vetëm në Shqipëri ndodh që të të akuzojnë dhe të ofendojnë pse ke bërë buzët, gjoksin etj. Është e drejta ime t’i bëj dhe do t’i bëj dhe nuk më intereson fare se çfarë thonë njerëzit”, -është përgjigjur Kiara.

Prandaj, tani e tutje mos ia drejtoni më këtë pyetje Kiarës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat