Tayna- artistja e parë shqiptare në ballinën e revistës gjermane, ‘Life’

Mediale Vip

Tayna- artistja e parë shqiptare në ballinën e revistës gjermane, ‘Life’

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:24
Tayna

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit Tayna, përgjatë këtyre dy viteve karrierë korri suksese të mëdha me projektet e saj, të cilat pushtuan thuajse çdo platformë muzikore.

Për sukseset e saj, tashmë po shkruajnë edhe tabloidet ndërkombëtare.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni është përzgjedhur nga revista e njohur gjermane, “Life” për muajin tetor, madje është e para artiste nga Kosova, e cila shfaqet në ballinën e kësaj reviste.

E njëjta revistë në llogarinë zyrtare në Instagram ka shkruar. “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”.

Ky padyshim se është një sukses tejet i madh për 23-vjeçaren, ku lirshëm mund të thuhet se këto vite është shndërruar në senzacion.

Kujtojmë që artistja debutoi në tregun muzikor shqiptar në vitin 2018 me hitin “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Phenom.

Pas këtij projekti, pasuan edhe projektet e tjera muzikore si: “Shqipe”, “Fake” dhe “Doruntinë”, “A je” në bashkëpunim me Ledri Vulën, “Ring Ring”, “Caliente”, “Pasite” e krejt në fund edhe bashkëpunimin me Dafina Zeqirin “Bye Bye”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat