“Ku i ke brekët?”, Andresa tregon se si ja bënë ofertën e punës...

Mediale Vip

“Ku i ke brekët?”, Andresa tregon se si ja bënë ofertën e punës...

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:35
Andresa Ambrosio

Ajo është kthyer tashmë në një figurë të njohur të ekranit. Braziljanja Andresa Ambrosio, e ftuar në ‘Ëhy not’, ka rrëfyer një moment kur asaj i bënë një ofertë pune.

Ajo është bërë pjesë e projektit ‘Prano Veten’, i cili është projekt për të gjitha femrat që të duan trupin dhe veten e tyre ashtu siç janë.

Andresa do pozonte për aparatin fotografik dhe ndërsa ishte në takimin e punës, ajo ishte pyetur se ku i kishte të brendshmet. Kjo pasi modelet do pozonin me të brendshme, për të treguar linjat trupore.

Kjo e kishte habitur moderatoren sepse ajo as që e dinte që po shkonte për të punuar për një projekt, por vetëm për të pirë një kafe.

Andresa Ambrosio: “Në momentin  kur Anjeza më bëri propozimin nuk e kuptova asgjë sepse ajo nuk foli italisht por vetëm shqip me mua. Dhe unë thashë ok. Më tha projekti i mirë me brekë, gjoks. Dhe unë ok. Unë do shkoja për qejf.”

Anjeza Dyrmishi: “Andresa mendonte se do më takonte për kafe mua. Do vinte të merrte disa foto dhe nuk e kishte kuptuar. Kur e pyeta nëse më kuptoni, tha po. Sepse Andresa thotë gjithë kohës po.”

Andresa Ambrosio: “Në momentin kur shkova me vonesë. Më pyetën po brekët e gjoksi? Dhe unë i pyeta po përse brekë e gjoks. Më thanë për punë. Dhe unë isha: Do punoj sot? Kur ma thanë që duhet të punoj, i shpjegova se nuk e kisha kuptuar. Mendova se shkova për të pirë kafe dhe jo për punë.”

Në projekt morën pjesë vajza të ndryshme, të dobëta e të kollme që pozuan me bikini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat