Alessandra Ambrosio e papërmbajtshme krah tij, Salah fiton çmimin “Njeriu i Vitit 2019”

Mediale Vip

Alessandra Ambrosio e papërmbajtshme krah tij, Salah fiton çmimin “Njeriu i Vitit 2019”

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 18:10
Alessandra Ambrosio dhe Mohamed Salah

Futbollisti i Egjiptit dhe i Liverpool-it, Mohamed Salah fiton çmimin "Njeriu i Vitit" nga revista prestigjoze "GQ".

Futbollisti 27-vjeçar e mori çmimin së bashku me modelen e famshme të "Victoria Secret",  Alessandra Ambrosio. Kjo e fundit fitoi "Fashion Icon".

Duke folur rreth asaj, se pse Egjiptiani fitoi çmimin e "Njeriut të Vitit", GQ, shkroi: "Sa herë që zbret në fushë, Mohamed Salah nuk zhgënjen pritshmëritë e  një kombi – dhe një prej klubeve më të famshme të futbollit në botë".

"’Është presioni që mund ta ndikojë të prishë njeriun… por këtë e dimë mirë: se Salah nuk do të ndalet," thuhet nga rivista, që e vlerësoi atë sjelljen njerëzore, jo vetës si një kampion i admiruar.

"Kjo është arsyeja pse ai është Njeriu ynë i Vitit".

I adhuruar nga tifozët e shumtë të skuadrës angleze që ngriti trofeun Champions, por edhe ekipi i tij kombëtar.

“Të gjitha ëndrrat dhe qëllimet e mia ishin të bëhesha një profesionist i njohur, por nuk e imagjinoja se do të arrija në nivelin që jam tani,”-tha Salah.

Salah mundi kandidatët e tjerë, shokun e skuadrës së Liverpool, Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat