A është Kendall Jenner në një lidhje të re dashurie?

Mediale Vip

A është Kendall Jenner në një lidhje të re dashurie?

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:46
Kendall Jenner

Modelja e njohur Kendall jenner ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një raporti të dyshuar midis saj dhe Fai Khadra, personi i cili e shoqëroi dhe në dasmën e mikes së saj, Hailey Baldwin me Justin Bieber.

Së fundmi ata janë fotografuar duke darkuar bashkë, ndaj ‘TMZ’ ka spekuluar se modelja është një lidhje të re dashurie. Ndonëse në rrjet kanë qarkulluar komente të ndryshme rreth jetës private të Kendall dhe miqësisë së saj me Khadra, ajo ka zgjedhur të mos shpjegojë asgjë për ndjekësit e saj.

Kujtojmë se një ndër lidhjet më të komentuara të Jenner ka qenë ajo me basketbollistin Ben Simmons. Pas shumë rikthimesh ata vendosën të ndaheshin përfundimisht nga njëri-tjetri pa zbuluar një arsye.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat