Me këtë video do bindeni se Besnik Krrapi e kishte ‘parashikuar’ dasmën me Jonida Vokshin

Mediale Vip

Me këtë video do bindeni se Besnik Krrapi e kishte ‘parashikuar’ dasmën me Jonida Vokshin

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:50
Besnik Krrapi dhe Jonida Vokshi

Disa javë më parë moderatorja e njohur, Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Besnik Krrapi në një ceremoni e cila mblodhi pranë detit familjarët dhe miqtë më të afërt të dyshes.

Këta të fundit u kujdesën të publikonin në rrjetet sociale momentet më pikante nga dasma, ndërsa pak më parë ka qenë aktorja e mirënjohur, Olta Daku e cila ndahu një video të çiftit teksa kanë qenë duke aktruar.

“‘Pasnesër mund edhe të martohemi’. Pupupu ç’gojë paske pasur o @besnikkrrapi. Domethënë Jonida duhet ta dëgjosh me kujdes dhe të sillesh mirë me tët shoq se zoti na ruajt. Oh s’ka paqe në këtë jetë jo”, shkruan Olta krah videos nga seriali ‘O sa mirë’, ku producenti kosovar i është drejtuar partneres së tij aktuale duke i thënë se një ditë mund të martoheshin bashkë.

Pas këtij momenti në llogarinë e Dakut kanë mbërritur komente të ndryshme plot të qeshura nga miqtë e aktorëve. Kujtojmë se Olta publikon herë pas here video krah mikes së saj Jonidës, ku shihen mjaft të qeshura dhe me humor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat